Paris 2024, notarja sllovake humbi ndjenjat

Një situatë shqetësuese ka ndodhur në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Tamara Potoka ka rënë pa ndjenja gjatë garës së saj në not. Notarja sllovake ka humbur ndjenjat në momentin që ka dalë nga uji. Menjëherë stafi mjekësorë i ka ardhur në ndihmë, duke i vendosur një masë oksigjeni, ndërsa shihet në barelë duke u larguar nga pishina. Stafi mjekësorë ka deklaruar se 21-vjeçarja është e ndërgjegjshme dhe fatmirësisht gjendja e saj është stabilizuar. Kujtojmë se Potoka përfundoi e 7-ta në garë në disiplinën e 200 metrave me pengesa. Ajo regjistroi kohën 2 minuta e 14 sekonda.

sfidanti.al