Juventus, sulm frontal për Koopmeiners

Drejtuesit e Juventus kërkojnë të mos humbasin më kohë dhe t’i dhurojnë trajnerit Thiago Motta sa më shpejtë elementët për të cilët trajnerë ka nevojë. Bardhezinjtë do të ndryshojnë “marsh” dhe do të kërkojnë të mbyllin sa më shpejt tratativat për Teun Koopmeiners të Atalantës dhe Galenon e Portos. Sa i takon holandezit, këtë javë do të marrë “jetë” lëvizja e parë konkrete në drejtim të Atalantës. Drejtuesit bardhezinj do të mbajnë një takim me kolegët bergamaskë dhe do të vendosin në tryezë plot 45 milionë euro. Sigurisht, në krahun tjetër nuk heqin dorë nga kërkesa për 60 milionë euro, megjithatë me anë të bonuseve palët mund të afrohen. Bisedimet do të jenë intensive dhe te Juventus janë të bindur se do ta mbyllin në favorin e tyre këtë tratativë duke pasur edhe miratimin e Koopmeiners. Sa i takon Galenos së Portos, Juventus po shfrytëzon problemet financiare të portugezëve dhe është gati ta mbyllë këtë operacion për shifrën e 30 milionë eurove.

sfidanti.al