Mbappe planifikon investime te klubi i Caen

Kylian Mbappe është gati të fillojë karrierën e tij në fushën e lojës, me klubin e ëndërruar prej kohësh, Real Madrid. Por sulmuesi francez gjithashtu dëshiron të përfshihet edhe në një nivel sipërmarrësi. E nga këtu ka ardhur edhe lëvizja e tij e fundit e bujshme. Gazeta autoritare franceze Le Parisien ka publikuar lajmin se Kylian Mbappe është gati të investojë në klubin e Caen. Skuadra aktualisht luan në Ligue 2, ekuivalenti i Kategorisë së Parë tek ne dhe lojtari i Real Madrid ka bërë një ofertë tashmë për të marrë aksionet që i përkasin Oaktree. Operacioni financiar do të bënte që Mbappe të bëhej aksionari i shumicës së klubit. Lajmi, për më tepër, është konfirmuar gjithashtu edhe nga prestigjozja L’Equipe.

sfidanti.al