Chiesa ngjall interesin e Tottenham

Federico Chiesa ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Juventus, me sulmuesin italian që ende nuk ka rinovuar. Sipas raportimeve të medieve italiane, Tottenham ka shfaqur interes të lartë për 26-vjeçarin e “Zonjës së Vjetër”. “Spurs” theksohet se kanë nisur kontaktet me agjentin e Chiesa-s, Fali Ramadanin për të bërë të mundur transferimin e sulmuesit gjatë kësaj merkatoje. Mbetet për t’u parë nëse një lëvizje e tillë do të finalizohet, por e sigurt është që Juventus nuk do të dëshironte ta humbiste me parametra zero verën e ardhshme.

 

sfidanti.al