Kampionia e gjimnastikës artistike Simon Biles dhe shoqet e saj të skuadrës u shfaqën me një veshje të veçantë të stolisur me mbi 6000 kristale Swarovski, gjatë kualifikueseve të garës së përgjithshme. Një veshje që u shfaq menjëherë e përshtatshme për 27-vjeçaren nga Columbus Biles, e cila e mbylli testin me 59.5 pikë, rezultati më i mirë ndërkombëtar në tre vitet e fundit. Nuk bënë më keq as Sunisa Lee, Jade Carey, Jordan Chiles dhe Hezly Rivera, që lejoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shkojnë në finale ekipore me rezultatin më të mirë përpara Italisë. Prodhuesit e GK Elite Sportswear shpjeguan se veshja speciale e gjimnasteve amerikane kushton rreth 3,000 dollarë (2,770 euro) duke qenë se përmban 6,539 kristale Swarovski të gjashtë ngjyrave të ndryshme me një dizajn rrjetë në pjesën e sipërme të trupit dhe mëngët, si dhe një pëlhurë kadife në konturet e veshjes.
sfidanti.al