Quhet Kisha e Re, më falni, Kieza Junior, njeriu që po ndihmon Fiorentinën që të shkëlqejë. “Vjollcët” fituan 3-0 në fushën e Kievos në Veronë, dhe pas një fillimi të dobët të kampionatit, tani po ngjisin shkallët dhe i janë afruar Atalantës. Është ende prapa ekipi i trajnerit Paulo Souza, por ka besim dhe entuziazëm.
