Milani ndryshon fytyrë.. kur është dhe s’është Romanjoli në fushë

Sa herë që mungon mbrojtësi Romanjoli, Milani ka arsye për të lidhur kokën me peshqir të laguar. Pale kur numëron ditët e derbit të Milanos që po afron dhe Romanjoli duket se nuk do të jetë në këtë betejë pa lavdi për titullin, me shumë histori për qytetin e Milanos.  Nëse dikush thotë mëe ironi se Romanjoli nuk është as Barezi, e as Nesta,  përse gjithë ky shqetësim për mungesën e tij?  Shifrat tregojnë se futbollisti kur është në fushë, fati i Milanit është krejt ndryshe, sesa kur mungon.

Qyshkur ka ardhur tek Milani, Romanjoli,  një fanatik në misionin që merr nga trajneri Montela,  ka humbur vetëm 6 ndeshje për shkak dëmtimi, gjatë të cilave Milani ka një mesatare 1,8 gol për ndeshje. Sapo shfaqet në fushë dhe pamja e ekipit ndryshon, Milani, ka një shifër tjetër pësimi..1,1 gol në çdo ndeshje.  Jo vetëm shifrat që zbulojnë rëndësinë e tij në fushë, edhe një sy i stërvitur me lojën e kupton se mbrojtësi është një dryn sigurie për “rosonerët”.