Çelsi i Antonio Kontes është kthyer në një makineri të pandalshme që regjistron sukses pas suksesi, duke vazhduar kryesimin e shkëputur të kampionatin anglez të futbollit. Ashtu siç ka ndodhur shpesh në ndeshjet e fundit, ka qenë i zakonshmi Diego Kosta ai që ka gjetur rrugën e rrjetës për t’u dhënë një sukses minimal londinezëve përballë Kristal Palas.
Takimi ka qenë i ekuilibruar dhe Kristal Palas krijoi raste të rrezikshme para portës së Çelsit po aq sa kjo e fundit. Por qetësinë e prishi goli i Diego Kostas në minutën e 43-të, që mjaftoi për t’i dhënë suksesin minimal skuadrës së tij.
Ky ishte goli i 13-të i sulmuesit spanjoll në këtë edicion në Angli, ndërsa ndihmoi të sigurojë fitoren e 11-të radhazi për klubin e tij. Londinezët barazuan këtë seri rekord për klubin, regjistruar për herë të parë në shtator 2009. Ndërkaq, Antonio Konte bëhet trajneri i parë i cili fiton 14 nga 17 ndeshjet e para në kampionatin anglez të futbollit