Një mace e zezë për Realin.. kur ka para Atletikon 

Real Madrid nuk arrin të fitoj ndaj Atletico Madridit në “Vicente Calderon” dhe La Liga përgjithësi që nga viti 2013, kur për herë të fundit fitoi 2:1 me 27 prill të atij viti.

Nga viti 2013 deri më sot, Reali nuk ka asnjë fitore, Atletico ka katër fitore dhe dy herë janë ndarë me barazim.

Nga ajo kohë e deri më sot, janë zhvilluar 18 ndeshje mes tyre në gjitha garat, ku ”Los Blancos”, kanë katër fitore, duke mos përfshirë këtu dy finalet e Ligës së Kampionëve (2014/2016), pasi koha e rregullt në dyja rastet ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Derisa Atletico Madridi ka gjashtë fitore, kurse tetë ndeshje janë ndarë baras. Për më shumë shikoni foton më poshtë të ndeshjeve dhe rezultateve.