Futbollistët e Borusias së Dortmundit, në ndeshjen e radhës, do të kenë përballë Augsburgun në Bundesligën gjermane dhe, në rast se nuk do të munden, ata do të mund të barazojnë një rekord pak më shumë se gjysmëshekullor. Në rast se i shmangen humbjes, kjo do të thotë se ekipi “milioner” nuk ka humbur asnjë ndeshje, gjatë vitit kalendarik 2016, në stadiumin “Signal Iduna Park”, një rekord që mbahet që nga viti i largët 1965.
Atëkohë, Borusia mbeti e pamposhtur në 18 ndeshje, ndërsa, këtë vit, kjo seri është edhe më përshtypjelënëse, për shkak të faktit se janë zhvilluar 24 ndeshje (17 fitore dhe shtatë humbje) pa duelin e ardhshëm. Tifozët presin një dhuratë ditëlindjeje, pasi ky klub feston, sot, 107-vjetorin e tij dhe fakti që atë, në këtë stadium, nuk e kanë mposhtur ekipe të tillë, si Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut, i bënë ata edhe më optimistë se ky vit do të rrumbullakoset me një rezultat pozitiv.
Sfidanti.al