Kur De Biazi goditi Tramezanin në stol në Europian, paska qënë “dora e Zotit”

Ju kujtohet trajneri që bënte poza spektakolare në stolin e Vllaznisë, Baldo Ranieri, apo kur gjestikulonte sikur po hynte në fushë që të ndihmonte futbollistët e tij te fikur. Apo kur bënte si gjel për të zgjuar nga gjumi tifozerinë  shkodrane. Këtë herë Baldo nuk do të kujtohet për për gjestet, por për disa fjalë që na ka lënë kujtim para se të largohej: “ Aktivizimi i Veselit në Europian është bërë posaçërisht për të fituar zemrën e presidentit të Luganos, që ai më pas t’i ofrojë stolin Paolos..”. Sapo ka ikur Tramezani tek Lugano dhe ka shumë arsye që ta dëgjojmë edhe nje herë “gjelin italian” Baldo Ranieri, ndersa paralajmeronte se po ndodhte një lojë bilardo në stolin tonë, ku italianët duke bërë qoka, njeherazi, prejektonin të ardhmen e tyre dhe më e bukura, këndonin hareshëm sloganin: “ O sa mirë me qënë shqiptar”. Fjalët e Baldos në këto momente, në bankën e futbollit mund të konvertohen kështu:  goditja që De Biazi i dha në stol Tramezanit për shkak të Veselit , paska qënë një goditje e bekuar sepse e çoi në Lugano tek presidenti Renzeti,që donte me çdo kusht aktivizimin e futbollistit në skenën e lakmuar të Francës.

Tani që Tramexani është larguar dhe ikja e tij ka qënë një skenar mbresëlënës, sidomos kur kujton një intervistë dy ditë para se të largohej, ku italiani shpalosi të ardhmen e ndritur që na siguronte prania e tij dhe talentet që kishte zbuluar. Si nëpër përralla futbollistike thuhet se Tramezanit i paskan mbajtur edhe një pjesë të rrogës ( afro gjysmën e 10 mijë euro) ngaqë ka prishur kontratën, një sajesë pak e besueshme për njeriun që është betuar se sa herë do të shfaqet tek RAI nëpër studio ka një “kontratë”  nderi me ne:  sa herë të flitet për futbolllin në Shqipëri, fillimisht do të nderohet presidenti, pastaj, trajnerët , ata që gabuan radhë kur erdhën nga kualifikimi armen.

Sfidanti.al