Tri ndeshje pezullim për futbollistin kryesor të skuadrës nuk janë gjë e vogël. Padyshim, rëndon edhe tek një ekip me shumë emër dhe me mjaft alternativa si Mançester Junajtid. Zhoze Murinjo nisi menjëherë të bënte llogaritë pasi mori vesh se Federata Angleze e dënoi Zllatan Ibrahimoviçin me plot 3 takime përjashtim nga fusha e lojës.
