Mesi vetëm se duhet të duket në Zyrih, FIFA do t’ia përgjysmojë dënimi

Dënimi që ka marrë Lionel Mesi që të mos luajë katër ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës të vitit 2018, do t’i ulet në dy ndeshje, vetëm, nëse futbollisti argjentinas do të asistojë në seancën dëgjimore në Zyrih, më 4 maj. Gazeta argjentinase “La Nacion” vinte në dukje, dje, se presioni i madh që ka ushtruar opinioni publik, për shkak të dënimit mjaft rigoroz prej katër ndeshjesh që Mesi të mos luajë, sepse ka ofenduar ndihmësin e gjyqtarit në ndeshjen kualifikuese të Argjentinës, duket se solli rezultat.

Sidoqoftë, krerët e FIFA-s ngulin këmbë që Mesi të vijë vetë në Zvicër dhe të bëjë shpjegimin e vet para komisionit disiplinor. Sipas mediumeve në Argjentinë, në rast se ai do të shkojë në Zyrih, atëhërë, dënimi i tij, shumë shpejt, do të ulet në dy ndeshje. Jozyrtarisht, thuhet se, pikërisht, që t’i mbushë mendjen Mesit që të shkojë në Zyrih, në Barcelonë, fundjavën e kaluar, shkoi vetë presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Tapia.

Sfidanti.al