Pipo Inzagi e kreu detyrën: Venecia në Serinë B mbas 12 vitesh

Pipo Inzagi dhe Venecia po festojnë kualifikimin për në Serinë B italiane. Mbas 12 vitesh mungese në futbollin profesionist, ekipi i këtij qyteti të njohur italian, më në fund, u kualifikua për në ligën e dytë italiane dhe atë do të mund ta ndjekë edhe Parma e vendit të dytë. Barazimi ishte i mjaftueshëm që Venecia të arrinte epërsinë prej 12 pikësh në raport me Parmën që mban vendin e dytë, tri javë para përfundimit të kampionatit. Ky do të jetë një kthim i ekipit të Inzagit mbas 12 vitesh në Serinë B, ndërkohë që, gjatë kësaj periudhe, ky klub ka falimentuar tri herë, më 2005, 2009 dhe 2015.

Sfidanti.al