Shqipëria mund të humbë kampionin e Europës, Izmir Smajlaj!

Shqipëria mund të humbasë një kampion të Europës në sport. Bëhet fjalë për Izmir Smajlajn, atletin shkodran që mendon të largohet për në një shtet tjetër për të pasur kushte më të mira financiare.

Smajlaj, që fitoi titullin europian në kërcim së gjati pak javë më parë, ndihet i pakënaqur me pagesën mujore që merr nga Bashkia e Shkodrës, duke deklaruar se ajo nuk mjafton për t’u përgatitur si një sportist i nivelit të lartë.

Atleti thotë se ka një ofertë nga Kroacia, ndonëse shton se përparësi e tij është të qendrojë në Shqipëri, në kushte më të mira. Kampioni i Europës do të shpërblehet me 5 milionë lekë të rinj në bazë të vendimit të qeverisë shqiptare, ndërsa ka një rrogë mujore prej 50 mijë lekësh, të akorduar nga Bashkia e Shkodrës.

Sfidanti.al