Watfordi lakmon njeriun që sjell magjine e titullit, Ranierin

Claudio Ranieri po kërkohet nga skuadra e Watfordit dhe klubi anglez beson tek mrekullia qe vjen nga stoli. Nje italian do te shkarkohet dhe nje italian qe zoteron paketen magjike enderrohet ne stol.

Skuadra angleze, Watford ka humbur durimin me trajnerin italian, Walter Mazzarri, i cili pritet të shkarkohet në fund të këtij edicioni.

Sipas Express, vendin e tij pritet ta marrë Claudio Ranieri, i cili muaj më parë u shkarkua nga Leicester City, me të cilën skuadër fitoi edhe Premierligën.