Dinamo e Kurskut fiton Euroligën e basketbollit të femrave!

Rusia e fitoi përsëri Kupën e Kampionëve të basketbollit për femra. Në një finale të luajtur në Jekaterinburgun e largët, në kufirin e Europës me Azinë, triumfoi Dinamo e Kurskut dhe jo skuadra vendase, UMMC Jekaterinburgu. Kjo e fundit, kampionia e vjetshme e kontinentit u mund në gjysmëfinale nga Fenerbahçe e Stambollit, që hyri në finale si favorite. Gjithsesi, ndeshja nuk i respektoi parashikimet dhe ruset ia dolën bindshëm 77-63. Jekateriburgu u detyrua të kënaqej me vendin e tretë pasi mundi kampionen e Çekisë, USK Pragën.

Siç është zakon në basketbollin rus, lojtaret më të mira të Dinamos së Kurskut ishin amerikanet Mekkogtri me 20 pikë të shënuara, Ogvumike me 10 topa në tabela dhe Prins me 7 asiste. Edhe turkeshat patën amerikanet si më të mirat, me Kuiglin që shënoi 19 pikë e dha 3 asistë, dhe me Lavenderin që kapi 9 topa në tabela. Ishte Epifani Prins lojtarja më e mirë e ndeshjes, me 18 pikë, 3 topa në tabela, 7 asistë dhe 4 vjedhje topi.

Në historinë e Ligës së Kampionëve në basket për femra, Rusia ka fituar 9 trofe, ish-Bashkimi Sovjetik fitoi 18 herë, Italia 11 herë, ndërsa më pas Franca me 5, Spanja me 4 e me radhë Bullgaria, Çekia, ish-Jugosllavia, Sllovakia, ish-Çekosllovakia, Gjermania dhe Turqia.

Sfidanti.al