Luis Enrike krejtësisht “i tërbuar”: Luaj edhe me 8 sulmsues!

Është nën peshën e tre golave të rëndë shënuar nga një skuadër eksperte. Gjithsesi, trajneri i Barcelonës, siç e do tradita e kësaj skuadre të madhe, nuk mund të jetë ndryshe përveçse në rolin e “trimit”. Luis Enrike është pyetur “gjerë e gjatë” për duelin e kthimit në Champions ndaj Juventusit dhe nuk ka treguar asnjë shenjë lëkundjeje.

“Objektivi është vetëm një, – thotë ai, – përmbysja. “Remuntada”. Për fat të keq jemi në një moment kur kundërshtari mund të na bëjë dëm edhe me fare pak mundim, dhe kjo e bën skuadrën të dyshojë në forcat e veta, por nuk kemi ndërmend të dorëzohemi”. “Duhet të përmirësohemi, por ndaj Juventusit të mërkurën do të japim gjithçka, – vazhdoi ai, – Ndaj PSG-së arritëm të përmbysim një rezultat të pabesueshëm ndaj duhet të besojmë. Nuk ka rëndësi skema, nuk kemi gjë për të humbur, mund të luaj edhe me 8 sulmues”.

Gjithsesi, Luis Enrike thekson se “duhet të kemi saktësi kirurgjikale, ndryshe nuk ia dalim dot, sa për lojën sulmuese, Barcelona ka luajtur gjithnjë kështu”.

Sfdanti.al