Nga dorëheqja e Ilir Dajës tek ajo e Milinkoviçit të Luftëtarit!

Vite më parë, ndërsa ndodhej në Fier në pritje të ndeshjes së kampionatit në Ballsh, Ilir Dajës i tingëlliu telefoni celular. Trajneri i Dinamos së asaj kohe vështroi në ekran dhe pa emrin e presidentit të klubit. Pasi e hapi telefonin, nisi bisedën dhe në vijim të një fjalosjeje “për konsum”, erdhi pyetja se “përse filanin nuk e ke në formacion”. Daja u përpoq ta bindë me argumente teknike, por kur e pa se tjetri nuk hante arsye, i tha: “Je në Tiranë? Mirë, hipi makinës dhe eja në Fier të drejtosh skuadrën se unë po largohem”. Kjo ishte dorëheqja e Ilir Dajë nga Dinamo.

Dje, një tjetër trajner ka paraqitur dorëheqjen. Ky është specialisti serb i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, që i ka deklaruar vendimin e tij presidentit Tavo. Ende nuk është vendosur nëse numri 1 i klubit do të pranojë, ndërsa kjo është mënyra tjetër e dorëheqjes së një trajneri. Milinkoviç, ashtu si shefi i klubit Nora, dëshirojnë t’i japin fund si protestë e asaj që u duket si përcaktim i ndeshjeve jashtë fushe.

“Luftëtari është quajtur ekipi simpatik i kampionatit, – tha Milinkoviç, – dhe kur të quajnë simpatik duhet të paguash kostot. Dihet që peshku i madh e ha të voglin, dhe Luftëtari është peshk i vogël. Ju gazetarët shkruani për këto që shikoni”. Trajneri i gjirokastritëve ishte i prekur nga mënyra sesi shkoi ndeshja me Flamurtarin, ndërsa shefi i klubit theksoi se ka 10 ndeshje që gjyqtarët po i prishin punë Luftëtarit.

B.Kuka