Sulmuesi i Mançester Junajtidit, Zllatan Ibrahimoviç, u bë, edhe një herë tjetër, figurë qëndrore në Premier Ligë, por, kësaj here, në një dritë të keqe, pasi në ndeshjen e “djajve të kuq” me Bornmuthin (1-1), ai humbi tre raste goli dhe një penallti, duke shtuar edhe faktin se ekipi vizitor modest luajti, në pjesën e dytë, me një lojtar më pak, pasi u nxor me të kuqe nga fusha. Por, krahas sa më sipër, një vëmendje të madhe tërhoqi dueli mes Ibrahimoviçit dhe futbollistit të Bornmuthit, Tajron Mings, me të cilin Ibra ishte, me të vërtetë, në “luftë” gjatë të gjithë ndeshjes. Para fundit të pjesës së parë, Mingsi, ka shumë mundësi, që e shkeli qëllimisht Ibron që ndodhej i shtrirë mbi bar dhe nuk kaloi shumë kohë, kur erdhi hakmarrja.
Në një duel ajror, Ibra e goditi me bërryl kundështarin e tij (Mings), por arbitri, sidoqoftë, nuk i tregoi atij kartonin e dytë të verdhë, siç duket, duke pasur parasysh se ai e kishte marrë një të tillë më parë. Mbas ndeshjes, Ibrahimoviçi e komentoi sipas stilit origjinal të tij incidentin e diskutueshëm. “Të gjithë kanë televizorë në shtëpi dhe mund ta shohin se çfarë ndodhi. Kërceva lart, madje, shumë lart, kurse Mingsi nuk mund të kërcente më shumë sesa deri të bërryli im, kështu që atje e gjeti atë!”, shpjegoi futbollisti suedez. Ka shumë mundësi që Zllatani të dënohet nga ana e Federatës angleze të Futbollit për këtë incident.
sfidanti.al