Joey Barton i kushton jo pak vendosja e basteve në 10 vitet e fundit. Mesfushori i Burnley u ndëshkua nga Federata Angleze me 18 muaj pezullim nga aktivitetet pasi pranoi se kishte vënë baste për ndeshje gjatë periudhës maj 2006-maj 2016. por jo vetëm kaq, Barton u dënua edhe me një gjobë prej 30 mijë Paund, ndërkohë që mori edhe një paralajmërim për të ardhmen. Mësohet se në këto 10 vjet, ish futbollisti i Glasgow Rangers kishte vendosur plot 1260 baste ndeshjesh. Ndërkaq, Barton ka deklaruar se do të apelojë vendimin për kohëzgjatjen e dënimit, pasi mund t’i japë fund karrierës së tij në futbollin e luajtur.
sfidanti.al