Këtë verë Antonella Rocuzzo do të bëhet zyrtarisht bashkëshortja e Lionel Messit dhe për këtë arsye ajo ka nisur të mendojë për përgatitjet e ceremonisë martesore. Sigurisht cështja e parë që ajo duhet të zgjidhë është gjetja e fustanit të bardhë të nusërisë dhe mënyra më e mirë për të marrë ide ishte pikërisht sfilata e modës. Në Barcelonë u mbajt Java e Modës së Fustaneve të nusërisë dhe Antonella ishte e pranishme në prezantimin e koleksionit të ri të Rosa Clara’, një emër i njohur ky kur bëhet fjalë për fustanin e bardhë që e ëndërron cdo vajzë. Ky fakt ka lënë të kuptohet se do të jetë pikërisht kjo stiliste ajo që do të skicojë fustanin e bashkëshortes së ardhshme të yllit të Barcelonës, Lionel Messi. Përkrah Antonellës në prezantimin e koleksionit të Rosa Clara’ ishin edhe Elena Galera, e fejara e Sergi Busquets, Nuria Cunillera, bashkëshortja e Xavi Hernandez, Romarey Ventura, e dashura e Jordi Albës dhe Melissa Jimenez, e fejuara e Marc Bartrë. në të njëjtën kohë të ftuar ishin edhe Fonsi Nieto e Pol Espargaro së bashku me të dashurat e tyre. Në fund të vitit të kaluar, Antonella e shoqëruar nga mikja e saj Deniella Semaan, e fejuara e Cesc Fabregas, vizitoi stilisten Rosa Clara ku duket se mori edhe idetë e para për fustanin e saj të nusërisë.
sfidanti.al