“Kamp Nou” e festoi golin e Mesit, si Leo në “Bermabeu”

Lionel Mesi arriti në kuotën e 502 golave për Barcelonën në 578 ndeshje në karrierë, ndërsa stadiumi “Kamp Nou” festoi po ashtu siç bëri argjentinasi pas golit të fitores në “Bernabeu”. Me mijëra tifozë ngritën me duar fanelën me numrin 10, njëlloj si Mesi pasi realizoi për 3-2 në gjuajtjen e fundit në “El Klasiko”.

Barcelona fitoi 7-1 ndaj Osasunës duke qenë kështu skuadra me numrin më të madh të golave të shënuar në Europë, plot 101 në kampionat pas 34 javësh. Autorët e golave të tjerë ishin Andre Gomes (2), Pako Alkaser (2) dhe Havier Maskerano me penallti. Maskeranos iu desh të priste 7 vjet për të shënuar golin e tij të parë për katalanasit. Sa për Andre Gomesin, trajneri Luis Enrike u shpreh se “ai po jep 30 për qind të mundësive, nëse do të jepte 100 për qind do të ishte diçka e madhe, pasi ka një potencial të jashtëzakonshëm”. Barcelona ka 78 pikë dhe vazhdon të mbetet në krye të renditjes së ligës spanjolle, edhe pse Reali ka një ndeshje më pak.

Sfidanti.almaskerano1