FSHF me dorë të hekurt kundër Partizani, dënim i zi për të kuqtë!

Komisioni i Disiplinës Sportive në FSHF ka marrë  vendimet në lidhje me ngjarjet e ndodhura në fundjavës futbollistike që lamë pas. Incidentet e ndodhura në “Zeqir Ymeri” nuk kanë kaluar pa pasoja për klubet e Partizanit dhe të Kukësit. Të parët janë goditur fortë, ndërsa Kukesi me një “dorë pambuku”.

Të kuqtë janë ata që e kanë pësuar më keq, teksa për sjellje të gabuar të përsëritur nga ana e tifozëve të tyre do të detyrohen të luajnë 4 ndeshjet e radhës pa spektatorë, si dhe të zhdëmtojnë stolat e thyer në stadium. Ndërkohë Kukësi ka shpëtuar vetëm me një gjobë prej 100 mijë lekësh.

Ky dënim i shtohet dënimit të mëparshëm të Partizanit që ishte dënuar për të zhvilluar një ndeshje pa tifozë pas fyerjeve në derbin ndaj Tiranës. Në këtë mënyrë të kuqve u bëhen 5 ndeshjet e radhës që duhet t’i zhvillojnë pa tifozë.

Duke llogaritur edhe faktin që ndeshja ndaj Laçit do të luhet pa tifozë sepse ka dënim në fuqi për Laçin, Partizanit i duhet të bëjë pa mbështetjen e fansave në 6 ndeshjet e radhës. Në këtë mënyrë, superndeshja e javës së 27 të Kategorisë Superiore mes “demave” dhe Skënderbeut do të luhet pa prezencën e tifozëve