Novak Xhokovic nuk po arrin dot te gjeje drite ne fund te tunelit. Kete radhe tenisti serb u eliminua ne raundin e dyte te turneut Masters te Madridit dhe ai qe e mundi ish numrin 1 te botes ishte britaniku Kajl Edmund. Edmund, gjysmefinalist ne Australian Open e fitoi ndeshjen me Xhokovic me rezultatin 2-1 ne 1 ore e 42 minuta loje.
Britaniku fitoi setin e pare 6-3, por Xhokoviç iu kunderpergjigj ne te dytin te cilin e fitoi 6-2. Ne setin final ishte serish Edmund ai qe u shfaq superior ndaj serbit duke e fituar kete fraksion 6-3 duke shenuar nje nga fitoret me te rendesishme te karrieres se tij.
Krejtesisht e kunderta ndodhi me Rafael Nadal. Spanjolli eshte ne habitatin e tij kur luan ne turnete ne fusha me dhè dhe kete ai e tregoi edhe ne ndeshjen qe zhvilloi me Gaël Monfis. Numri 1 i renditjes boterore nuk pati aspak meshire ndaj framcezit duke e mundur me shume lehtesi me rezultatin 2-0 duke bere qe ne momente te caktuara Monfis t’i perulej per piket e shenuara. Vetem 73 minuta iu deshen Nadalit per te mbyllur llogarite e kesaj ndeshjeje te cilen e fitoi me rezultatin 2-0 me sete 6-3; 6-1.
Sfidanti.al