Verstappen, besnik i Red Bull: Respektoj kontratën, më bëri pjesë të Formula 1

Prej kohësh emri i Max Verstappen po përmendet në zërat e merkatos së pilotëve të Formula 1. Sipas lajmeve së publikuar së fundmi në media, talenti olandez i Red Bull është vënë në shënjestrën e Ferrarit, zëra të cilat Verstappen vendosi t’i shuajë nëpërmjet një interviste të dhënë për rrjetin televiziv amerikan CNN. ‘Red Bull është një skuadër shumë e mirë, por unë dua që një ditë të fitoj-tha Verstappen-Në këtë moment mund të them se kam një kontratë me këtë skuadër e cila më dha mundësinë që të jem pjesë e Formula 1. Kështu që preferoj të ruaj besnikërinë ndaj saj’.

sfidanti.al