Me siguri të gjithë e kujtojnë Sylvie Meis, moderatorja e rafinuar gjermane që për 8 vjet ka qenë bashkëshortja e mesfushorit holandez Rafael Van Der Vaart. Në vitin 2006, përpara se futbollisti ta tradhtonte me miken e saj të ngushte, Sylvie u shpall Miss Bundesliga dhe ajo vazhdon të jetë shumë joshëse edhe pse tashmë është 39 vjeç. Por jo vetëm kaq, duket se vitet nuk kanë ndikuar aspak te Sylvie e cila ka fituar një popullaritet të madh te futbollistët e Hannoverit të cilët e kanë zgjedhur si muzën frymëzuese të skuadrës. Hannoveri pretendon të kthehet në Bundeligë dhe futbollistët kanë vendosur që të përdorin imazhin e Sylvie Meis si një motivim për hapin e fundit në arritjen e këtij objektivi. Mësohet tashmë është krijuar një lloj manekini i bukuroshes gjermane e cila ndodhet në dhomat e zhveshjes dhe pas cdo fitoreje, futbollistët e Hannoverit festojnë duke i hequr nga një veshje manekinit Sylvie. E prekur nga e gjithë kjo histori, Sylvie Meis premtoi se nëse Hannoveri do të arrijë të ngjitet në Bundesligë, ajo do të vizitojë futbollistët e tij në dhomat e zhveshjes, kështu që ata do të kenë mundësi ta admirojnë realisht për ta bërë festën e tyre akoma më të vecantë, edhe pse nuk do të kenë mundësi ta zhveshin atë me të vërtetë.
sfidanti.al