E qartë që njeriu nuk e arrin kurrë fitoren i vetëm, dhe kampioni i ri i botës në sportin e shpejtësisë e di shumë mirë këtë gjë. Maks Verstapeni, sipas mediave, deklaron se është gati të braktisë jo vetëm Red Bullin, por edhe krejt karrierën në Formula 1 nëse e ndajnë nga inxhinieri i tij i besuar dhe i preferuar, Xhampiero Lambiaze. Holandezi gjykon se inxhinieri e ndihmoi më shumë se gjithë të tjerët për të fituar titullin këtë sezon, edhe pse pohon se “ka ndodhur që jemi zënë, kemi qortuar njëri-tjetrin për arsye profesionale”. Lambiaze ka punuar në ekipin teknik të Verstapenit që në 2016, kur ai u bashkua me Red Bullin në moshën 18-vjeçare.
Sfidanti.al