Juventusi ngjit shkallët, por trajneri Alegri ka ende kritika për “Zonjën”!

Një trajner me përvojë dhe që ka fituar shumë, nuk mund të kënaqet vetëm nga një fitore, apo nga 2-3 të tilla. E vërtetë që Juventusi është tani në pozita më të mira se disa javë më parë, por Masimiliano Alegri ka kritika edhe pas suksesit 2-0 ndaj Kaljarit në Serinë A. “Bëmë një ndeshje të mirë, – tha Alegri, – bëmë edhe gabime, por për fat nuk u ndëshkuam. Ishte një moment kur humbëm topin në një rivënie anësore dhe pas asaj erdhi rreziku më i madh për portën tonë”. “Gjithsesi, – shtoi ai, – ishte një fitore e rëndësishme që na afron me vendin e katërt. Duke përjashtuar 3 ndeshjet e para të sezonit, ne kemi ecur me ritmin e ekipeve të kreut. Të mosharrojmë megjithatë, se jemi ende prapa, dhe duhet të luftojmë në çdo ndeshje, sidomos në duelet direkte. Do të kisha qenë i kënaqur edhe nëse do të kishim qenë në shkurt me këtë diferencë”. “Ja edhe Juventusi, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – shkallare e Alegrit, -4 nga zona Champions, fitorja e 6-të në 8 ndeshjet e fundit!”

Sfidanti.al