Benzema e bën Realin të fluturojë në Spanjë, arrin 400 gola në karrierë!

Nuk besohet se do të arrijë nivelin e një Kristiano Ronaldo apo Lionel Mesi për shënimin e golave, dhe as të një Zllatan Ibrahimoviçi apo edhe Robert Levandovski. Gjithsesi, pas këtyre legjendave ndodhet me meritë ylli elegant i Francës dhe i Realit, Karim Benzema. Dy golat specialë të shënuar në fushën e vështirë të Bilbaos bënë që Reali të mos e kishte problem fitoren 2-1 dhe të vazhdonte marshimin drejt titullit. Reali ka 46 pikë ndaj 38 të Seviljes që ka luajtur një ndeshje më pak, ndërsa Barcelona është 18 pikë prapa, edhe pse do ta luajë një ndeshje më shumë se madrilenët. Francezi, kandidat për Topin e Artë, ndihmoi ekipin e trajnerit Karlo Ançeloti që kishte 11 mungesa. Këtë sezon, Benzema ka 20 gola në 23 ndeshje, një arritje e madhe, siç ka 299 gola në karrierë për Realin dhe 401 gola në karrierë, duke përfshirë edhe periudhën tek Lioni dhe me kombëtaren e Francës.

Sfidanti.al