Gol, shtyllë e protagonist për penalltinë, Bajrami shkëlqen ndaj Milanit

Ndeshja nuk u fitua, përkundrazi u humb, por ai e fitoi të vetën. Edhe pse nuk vlejnë sukseset individuale përpara atyre kolektive, duhet thënë se Nedim Bajrami tregoi sërish veten në ndeshjen e Empolit kundër Milanit. Ai shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1, goditi traun e portës mike kur Milani kryesonte 2-1, dhe ishte ekzekutuesi i goditjes nga këndi prej së cilës erdhi penalltia për 2-4 përfundimtar.

Eurosporti i dha notën 6.5, të dytën më të mirën nga skuadra e tij pas Fabiano Parizit (7), ndërsa shumë pak lojtarë të Milanit ishin mbi të, si Zelemekers, Kesi apo Teo Hernandez. Për “tutomerkatoueb”-in, Bajrami zhvilloi një garë si lojtar i madh, ndërsa “goal.com” e vlerësoi si lojtarin më të mirë për Empolin, dhe thuajse aty-aty me Kesin apo Zelemekersin e Milanit. Edhe mediat pranë Empolit, e cilësuan mesfushorin kuqezi si më të mirin për toskanët bashkë me Parizin.

Sfidanti.al