Rroga e Mesit sakrifikon 7 tek Paris SG, por ndaj Lorientit në fushë nuk ishte edhe aq yll!

Pa Nejmarin e dëmtuar dhe pa Mbapenë e pezulluar, ishte mbrëmja që Lionel Mesi të mbante skuadrën në kurriz në Ligën e Parë të Francës. Nuk ndodhi plotësisht ashtu, pasi Paris SG mezi mundi të merrte një barazim 1-1 në fushën e Lorienit (Lorient), madje me golin e vetëm të shënuar në minutën e 92-të nga Mauro Ikardi. Sergio Ramos u përjashtua me karton të kuq, ndërsa skuadra e trajnerit Maurisio Poçetino vuajti shumë. Lajmet nga Franca janë që PSG do të jetë i detyruar të largojë 7 lojtarë për të sjellë llogaritë financiare në rregull për shkak të rrogës së Mesit. Gjithsesi, niveli i ish-kapitenit të Barcelonës nuk është ai që pritet dhe sidomos në Francë ka shënuar vetëm 1 gol, ndërsa është shumë më mirë në Champions.

Sfidanti.al