Nuk ka fund “ferri gjyqësor” për Mendinë, vjen edhe akuza e 7-të seksuale!

Mbrojtësi francez i Mançester Sitit po kalon periudhën më të vështirë të jetës, dhe me gjasë do të dënohet rëndë nëse gjendet fajtor. Futbollisti i kombëtares së Francës është goditur edhe me akuzën e 7-të për dhunë seksuale, me pozicionin e tij tepër të rënduar. Prej kohësh ai akuzohet për përdhunim, ndërsa është lënë në burg nga gjykata pas kërkesës së prokurorisë në Britaninë e Madhe. Akuzat janë për ngjarje nga tetori 2020 deri në gusht 2021. Një humbje e madhe për futbollistin (e merituar nëse vërtetohen akuzat), por edhe për Mançester Siti që shpenzoi 50 milionë paundë stërlina për ta marrë Mendinë në 2017.

Sfidanti.al