Sprinteri Usain Bolt fitoi në garën e 100 metrave në mitingun e Ligës së Diamanteve, të zhvilluar në Monako, duke e mbyllur këtë garë me kohën 9,95 sekonda qëështë edhe koha më e mirë e sezonit. Bolti, në fakt,nuk ka garuar shpesh këto kohët e fundit, por, sidoqoftë, kjo garë ishte e rëndësishëm për të në kuadrin e përgatitjeve për kampionatin botëror që do të zhvillohet, së afërmi, në Londër. Mbas tij, në vend të dytë, doli amerikani Ajzea Jang me 9,98 sekonda dhe në vend të tretë – Simbine me 10,02.
Sa për kujtesë, këto janë garat e fundit që po zhvillon Usain Bolti në karrierën e tij, pasi ai ka paralajmëruar largimin e tij nga pista e atletikës mbas kampionatit botëror të atletikës.
Sfidanti.al