Ish-raketa nr.1 e botës Novak Gjokoviç ndodhet midis atyre tenistëve që kanë njoftuar se do të marrin pjesë në turneun e sivjetëm US Open. Ky tenist serb, për shkak të një dëmtimit, ishte i detyruar që ta dorëzonte ndeshjen në Uimbëlldon, duke paralajmëruar se ai do të mund të bënte një pauzë të gjatë pushimi. Por, duke shënuar emrin e tij në listën e tenistëve që do të marrin pjesë në turneun e lartpërmendur US Open, Novaku u dha fund zërave se do të marrë njëpushim të gjatë. Një motivim suplementar për të marrë pjesë në këtë turne, mund të jetë edhe fakti se, këtë vit, është rritur mjaft shpërblimi financiar në US Open.
Federata e Tenisit të SHBA-së ka njoftuar se kampionët e US Openit, në konkurrimet singëll për meshkuj dhe femra, do të fitojnë 3,7 milionë euro që përbën një shumë rekord.
Sfidanti.al