Usain Bolt: Dua të dal në pension ne altar …si kampion

Usain Bolt, në kampionatin botëror të ardhshëm që do të zhvillohet, së shpejti, në Londër, do të marrë pjesë në dy disciplina dhe, më pas, sikurse ka paralajmëruar edhe vetë, ai do t’i varë në gozhdë këpucët sportive të veta. Sprinteri i famshëm xhamajkan do të mbrojë titullin e kampionit të botës në 100 m dhe stafetën 4×100 m. Kampionati botëror në Londër që do të mbahet më 4-13 gusht, do t’i jetë i fundit në karrierën e shkëlqyer të kampionit olimpik të tetëfishtë dhe rekordmenit të botës në 100 m, 200 m dhe 4×100 m.

“Objektivi im është që të fitojë në Londër. Dua që të dal në pension si kampion. Unë i kam përmbushur të gjithë synimet e mia sportive dhe, tani, ka ardhur koha që të them lamtumirë. Unë i kam dhënë sportit rezultate të jashtëzakonshëm dhe shumë argëtim”, thotë Usain Bolti 30-vjeçar. Në karrierën e tij fantastike, Bolti ka fituar medaljet e arta në 100 m, 200 m dhe 4×100 m në tre Olimpiadat e fundit në Pekin, Londër dhe Rio de Zhaneiro.

Sfidanti.al