Barça gjen zëvendësues për Nejmarin, por merr një përgjigje brutale!

Ndërsa në Barcelonë po dridhen se Nejmari mund të largohet nga klubi katalonjas, ky ifundit, në heshtje, po përpiqetqë ta zgjidhë situatën e krijuar. Si pasues i tij, konsiderohet Filipe Kutinjo i Liverpulit. Në fakt, bëhet fjalë për një lojtar me profil të ngjajshëm si Nejmari, për një nr.10 klasik, dhe, përmes tij, Barça do të mund ta mbulonte largimin eventual të Nejmarit. Kutinjo, ndërkohë, është shumë mik me Suarezin dhe vetëNejmarin,kështu që nëKamp Nou këtë gjë e shihnin si epërsi në përpjekjet e tyre.Madje, lidhur me këtë rast, filluan përgatitjet e duhura dhe “të kuqve” liverpulas, sikurse thuhet, iu dërgua edhe oferta prej 80 milionë eurosh. Në favor të transferimit eventual të Kutinjos flet edhe fakti se, në të kaluarën, te Liverpuli të gjithë lojtarët ishin të disponueshëm për shitje dhe mjaftojmë të kujtojmë Fernando Toresin, Luis Suarezin dhe Rahim Sterlingun, të cilët “të kuqtë” ua shiten, madje, edhe rivalëve të vet më të mëdhenj.

Por, tani, që ka ardhur gjermani Jyrgen Klop, çdo gjë ka ndryshuar dhe Barça, si përgjigje për Kutinjon, mori një “Jo” të fortë nga Liverpuli! “Nuk jam i befasuar nga interesimi i klubeve të tjerë për lojtarët tanë, por ata duhet të kuptojnë tani se ne nuk jemi mënjë klub që shet lojtarë”, tha Klopi.

Sfidanti.al