Kujt t’i besosh,ndeshje të fiksuara.. në Uimbëlldon dhe Rolan Garos?

Tri ndeshje të turneut të Uimbëlldonit që sapo mbaroi dhe një të atij të fundit, Rolan Garos, ndodhen nën hetim, për shkak të dyshimit se ato kanë qenë të fiksuara paraprakisht, njoftoi Njësia për Integritetin e Tenisit. Fjala është për dy ndeshje të fazës kualifikuese të Uimbëlldonit dhe dy ndeshje të konkurrimit për femra në turnetë e Parisit dhe të Londrës. Deri tani, nuk zbulohen emrat e tenistëve që kanë luajtur në këto ndeshje, ndërsa nuk përjashtohet se mund të bëhet fjalë për një “alarm fals”.

Sido që të jetë, dihet se bastet për ndeshjet e turneve Grand Slem, sidomos të këtyre të lartpërmendur, kapin shuma mjaft të mëdha, anekënd botës. Megjithëse ky është rasti i 53-të që po heton Njësia e lartpërmendur, që nga prilli i këtij viti, krerët e tenisit botëror thonë se kjo është një procedurë rutinë.

sfidanti.al