Mançester Junajtidi i realizoi dy objektiva kryesorë gjatë kësaj vere, duke sjellë në ekip Viktor Lindelofin dhe Romelu Lukakun që, në fakt, ishte edhe një dëshirë e Pol Pogbas, duke pasur parasysh se ata janë miq të afërt dhe, ndërkohë, janë stërvitur bashkërisht në Los Anxhelos edhe para ardhjes së tij (Lukakut) te Junajtidi. Megjithatë, Pogba ka edhe një dëshirë tjetër, Serzh Orie i PSZH-së.
Pogba, tanimë, i ka bërë të ditur kryesisë së klubit të vet dhe Murinjos se ky mbrojtës i djathtë do të përfshihej mjaft mirë në sistëmin e “djajve të kuq”. Sidoqoftë, kjo do të ishte një lëvizje e mirë edhe për shkak të faktit se çmimi i Ories në “pazar” është i leverdisshëm, 20-25 milionë euro, duke e ditur, ndërkohë, se në këtë pozicion te PZSH-ja do tëluajë Dani Alvesh. Pogba konsideron se me Lindelofin dhe Orien mbrojtja e Junajtidit do të fitonte shpejtësi dhe fortësi, por, megjithatë, tani, duhet të pritet se çfarë do të vendosë Murinjo.
Sfidanti.al