Rasëll Uestbruk është një “kafshë” e vërtetë këtë sezon. Ylli i NBA-së arriti një tjetër “tripëll dabëll” dhe tashmë synon të kalojë dy legjendat e këtij specialiteti. Uilti Çembërlenin e ka fare pranë, pasi superylli i Oklahomës ka realizuar 29 tripëll dabëlla këtë edicion, ndërsa Uilti arriti deri në 31. Pra i duhen edhe dy “shpërthime” të tjera që të paktën të barazohet me të. Oskar Robertson është ende larg, pasi ka 41 “tripëll dabëlla” në sezonin e tij më të mirë, ndaj edhe Rasëllit i duhen edhe 12. Kur kanë mbetur edhe 23 ndeshje deri në përfundim të fazës së rregullt, ndoshta edhe mund t’ia dalë.
E gjitha kjo në fitoren e Oklahomës në fushën e vet ndaj Nju Orlinsit, 118-110, ku Uestbrukl shënoi 41 pikë, kapi 11 topa në tabela dhe shërbeu 11 asistë. Uestbruk po ashtu po ngjitet edhe në renditjen e “tripëll dabëllave” për të gjitha kohët, duke pasur 66 e duke qenë në vendin e pestë, vetëm 12 larg Uilti Çembërlenit që ka 78. Do të jetë më e vështirë për të arritur të tjerë, pasi Xhejzën Kid ka 107, Mexhik Xhonson 138 dhe Oskar Robertson 181.
Megjithatë, Rasëll duket në rrugë të mbarë për të realizuar qëllimin tjetër, atë të “tripëll dabëllit” sezonal. Deri tani është brenda objektivit me 31 pikë për ndeshje, 10.6 topa në tabela për ndeshje, 10.3 asistë për ndeshje. Kryeson edhe renditjen për lojtarin më të mirë të NBA-së me 32.7 pikë, ndaj 32.4 të Xhejms Hardenit, si dhe është shënuesi më i mirë në total, me mbi 1800 pikë.
Sfidanti.al