Më në fund Simona Halep arrin të fitojë Turneun e Romës në tenis për femra pas 2 finaleve të humbura në 2017 dhe 2018/. Por rumunia nuk donte të fitonte në këtë mënyrë, duke parë rivalen e saj të tërhiqet, por duke luftuar deri në fund për ngritjen e trofeut.
Në fakt gjërat ndodhën pikërisht kështu, me kampionen në fuqi, Karolina Pliskova që u detyrua të braktisë ndeshjen në fillimin e setit të dytë. Duhet theksuar se Simona Halep, nr.2 i botës dhe nr.1 i turneut e superdominoi setin e parë duke e fituar pastër 6-0 në vetëm 21 minuta lojë. Por Pliskova hyri në fushën e lojës me kofshën e fashuar dhe kjo ishte shumë e dukshme me tenisten që nuk ishte në formën e saj më të mirë. Më pas ajo kërkoi edhe ndërhyrjen e fizioterapistit për një problem në shpinë. Me rezultatin 2-1 në setin e dyte dhe me dhimbje të forta thuajse të pamundura për të mos u shprehur, Pliskova vendosi të tërhiqej.
Dy finalistet i morën cmimet nga kryetarja e Bashkisë së Romës, Virgina Raggi, ndërkohë që në ceremoni ishin të pranishëm edhe Carola e Vittoria, dy vajzat e reja që u bënë të famshme falë videos së ndeshjes së tyre të tenisit në dy taraca gjatë periudhës së karantinimit
Sfidanti.al