‘Zbulimi; nga Spanja; Ronaldo ishte në një lidhje tjetër kur njohu Georginën

Cristiano Ronaldo është e kë lënë La Ligan prej dy sezonesh, por në Spanjë, sulmuesi i Juventusit vazhdon të përbëjë lajm sidomos kur bëhet fjalë për jetën sentimentale. Pikërisht në një program televiziv spanjoll, burime portugeze konfirmuan se futboillisti i ka propozuar martesë të dashurës së tij Georgina Rodriguez.

Dhe tani në zonën iberike kanë shkuar edhe më tej teksa po rrëmohet në të kaluarën e Cristiano Ronaldos që në vitet e fundit ka qenë i lidhur me disa yje të spektaklit me Irina Shayk në krye. Kështu pra pyetja që lind është; në momentin kur njohu Georgina Rodriguez, a ishte beqar Cristiano Ronaldo?

Përgjigja vjen nga Telecinco edhe është: Jo. Programi televiziv ‘Viva la vida’ zbuloi se portugezi në atë kohë frekuentonte një yll të reality shoë. Vajza në fjalë është Alyson Eckmann, e famshme në Spanjë sepse kishte fituar edicionin e pestë të ‘Big Brother’. Këtë e shpjegon gazetari portugez Adriano Silva që tha se lidhja ishte më shumë se një miqësi, por në të njëjtën kohë nuk ishte shumë e rëndësishme: ‘Ajo që ndodhi është se Alyson nuk e merrte shumë seriozisht Cristiano Ronaldon’ dhe në fund e la të ikte

Ndërkaq, sic tregon vetë Georgina në një intervistë për Elle, një ditë Cristiano hyri në dyqanin e Guccit ku ajo ishte shitëse dhe ishte një dashuri me shikim të parë. Tani ata janë të lidhur prej 4 vitesh dhe kanë edhe një vajzë së bashku Alana Martina e cila i bashkohet 3 fëmijëve të tjerë të Cristianos; Cristiano Jr, Eva e Mateo.

Kushedim, nësë në atë kohe Alyson Eckmann do ta kishte marrë më seriozisht Ronaldon, për modelen spanjolle nuk do të ishte rezervuar e gjithë kjo jetë përrallore. Dhe duke qenë se një zgjedhje e vetme mund të ndryshojë vërtet jetën e cdokujt, ndoshta portugezi tani nuk do të ishte pjesë e Juventusit. Një motiv më shumë për tifozët bardhezinj që të adhurojnë Zonjën aktuale Ronaldo.

Sfidanti.al