Roma, Friedkin përgatit revolucionin; Fonseca largohet, vjen Allegri e Paratici?

Te Roma pronarët e rinj të klubit duket se po mendojnë të bëjnë një revolucion për të administruar një skuadër që sot konsiderohet si jo e plotë; Fonseca largohet për t’iu hapur dyert Allegrit e Paraticit. Ish trajneri i Juventusit ka dhënë sinjalet e padurimit dhe do të donte një pankinë prestigjioze dhe sa më shpejt, por përgjigjja që ka dhënë ka qenë një ‘të shohim’ që lë të hapur cdo mundësi.

Dan Friedkin duket se ka në mendje një program të përcaktuar mirë; një personalitet të fortë në krye për stolin, Allegrin dhe një personalitet tjetër të fortë për merkaton e transferimeve dhe në këtë pikë dëshira është Fabio Paratici

Për momentin bëhet fjalë vetëm për një projekt. Fonseca nuk rrezikon shkarkimin e menjëhershëm, por trajneri nuk ndihmohet as nga kalendari, teksa këtë fundjavë Roma e tij do të përballet pikërisht me Juventusin e Andrea Pirlos. Nëse gjërat do të përkeqësohen, periudha e ardhshme e pauzës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve mund të jetë momenti kyc për të vendosur, ai perfekt për të kuptuar nëse do të ketë vërtet një revolucion në tetor te verdhekuqtë apo jo.

Sfidanti.al