Vidal përshëndet Barcelonën: Do ta kem gjithnjë në zemër

Arturo Vidal këtë të hënë kreu vizitat mjekësore dhe nënshkroi kontratën me skuadrën e tij të re, Interin ku do të punojë sërish me trajnerin Antonio Conte. Në këtë mënyrë, kiliani i dha fund një etape 2 vjecare te Barcelona me të cilën fitoi La Ligën në vitin 2019. Pas mbërritjes në Itali, Arturo vidal deshi që të përshëndesë skuadrën katalanase ku në këto dy sezone u kthye në një figurë të rëndësishme si në fushën e lojës ashtu edhe në dhomat e zhveshjes dhe për këtë iu drejtua rrjeteve sociale

‘Sot ndahem me të gjithë te Barcelona pasi jetova 2 vjet të mrekullueshëm në këtë klub të madh-theksohet në postimin e Arturo Vidal-largohem krenar se kam veshur këtë fanelë dhe që kam luajtur përkrah lojtarëve të mëdhenj dhe njerëzve të mirë. Dua të falenderoj familjen, shokët e mi, trajnerët, mjekët, stafin dhe të gjithë tifozerinë e mrekullueshme që ka treguar gjithnjë ngrohtësi ndaj meje. Sot nis një etapë të re në jetën time, por Barcelona do të jetë gjithnjë në zemrën time. Do të shihemi së shpejti dhe gjithnjë Rroftë Barcelona!’.

Sfidanti.al