Sevilla trembet nga Bayerni i Mynihut që u kthye të shënojë 8 gola në një ndeshje futbolli dhe këtë radhë viktimë e tij u bë Schalke 04, kështu që në Andaluzi hidhet ideja për të ndalur ortekun bavarez.
Në fakt tifozët e Sevillas e ëndërrojnë një fitore të Superkupës, por e marrin sfidën me Bayernin lehtë dhe me humor që nuk mungon kurrë në tokën andaluziane, madje në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë kjo ide për të ndalur makinerinë perfekte të Bayernit teksa është publikuar një formacion…me 8 mbrojtës e përbërë nga 3 qendërmbrojtës Diego Carlos, Koundé y Sergi Gómez, dy mesfushorër mbrojtës Fernando dhe Gudelj si dhe Acuña, Ocampos dhe Navas ndërsa më të avancuar janë vetëm Rakitic dhe En Nesyri.
Sigurisht që Lopetegui nuk do të arrijë deri në këtë pikë, por trajneri bask provoi në shumicën e ndeshjeve miqësore, në sfidën me Levanten dhe kundër Athletic Bilbaon sistemin me 3 qendërmbrojtës për të tentuar përforcimin e repartit të prapavijës.
Sfidanti.al