Kroacia, Rakitic i thotë lamtumirën kombetares: Vendimi më i vështirë

Ivan Rakitic i thotë lamtumirën përfaqësueses kroatë pas 106 ndeshjeve zyrtarë të zhvilluara me të. Mesfushori, që këtë verë u kthye te Sevilla për një aventurë të re në La Liga ka qenë një element i rëndësishëm i skuadrës ballkanase me të cilën arriti deri në finale të Botërorit të Rusisë në 2018

Federata Kroate bëri të ditur vendimin e futbollistit në një komunikatë të postuar në rrjetet sociale. Po kështu edhe vetë futbollisti komunikoi tërheqjen e tij nga përfaqësuesja e Kroacise. ‘Tërhqeja  nga kombëtarja kroate është vendimi më i vështirë në karrierën time-tha Rakitic-jam argëtuar në cdo ndeshje që kam luajtur me përfaqësuesen dhe momentet e paharrueshme në Kupën e Botës do të mbeten kujtimet më të rëndësishme në jetën time. Besoj se kemi një skuadër të mirë me të ardhme të ndritur përpara. Shokëve të mi u uroj të fati të mbarë në sfidat sportive të viteve të ardhshme dhe unë do të jem tifozi më i flaktë i tyre’

Sfidanti.al