Tronditet Virtus Bologna, Polonara diagnostikohet me tumor

Basketbollisti i Kombëtares së Italisë dhe skuadrës Virtus Bologna, Achille Polonara do t’i nënshtrohet një operacioni në testikuj për të hequr një tumor të zbuluar vetëm ditët e fundit. Sipas klubit bolonjez, në fund të operacionit do të njoftohet edhe koha e rikuperimit të shtatlartit. Në ndeshjen e së hënës për llogari të kampionatit kundër Varese-s, 31-vjeçari startoi titullar duke shënuar 10 pikë në 22 minuta. Ai regjistroi gjithashtu edhe 10 ribaunde.

Sfidanti.al