Pudil beson te një barazim në ndeshjen Shqipëri-Çeki

Daniel Pudil, ish-mbrojtës i Republikës Çeke në një intervistë për “Zona 30” në RTSH 1 HD.

 

  • Mendoj se nuk do të jetë aspak e lehtë në këtë grup kualifikues. Do të kemi dy ndeshje shumë të vështira. Kundër jush në datën 12 dhe në transfertë me Poloninë. Gjithsesi, pavarësisht vështirësive, unë jam i sigurt se Republika Çeke do të jetë sërish e pranishme në Europian

 

  • Po është e vërtetë që Patrik Shik do të mungojë në këtë ndeshje por ai ka disa kohë i dëmtuar. Ai është një pjesë e rëndësishme e skuadrës tonë por ne kemi një skuadër të fortë dhe të aftë për t’u përballur me të gjithë kundërshtarët. Kemi lojtarë të fortë që luajnë në Premier League si psh Tomas Souçek apo Vladimir Coufal. Kemi gjithashtu një skuadër shumë të fortë në mbrojtje dhe një skuadër gjithashtu të përbërë nga djem shumë të fortë.

 

  • Po, unë jam bashkuar me skuadrën kombëtare në vitin 2006. Jam rritur me futbollin e gjeneratës së artë dhe kam mësuar shumë nga ata. Nuk është asnjëherë e lehtë të zëvendësosh lojtarë si Rosicky, Nedved apo Baros. Gjithsesi, ne arritëm të vazhdojmë në gjurmët e tyre pasi ashtu siç e përmende edhe ti më lart, kemi arritur ta kualifikojmë Çekinë në çdo Kampionat Europian. Mendoj se edhe djemtë e ekipit aktual do të japin maksimumin të mundin Poloninë dhe pse jo të marrim 3 pikë edhe ndaj skuadrës tuaj. Nuk mendoj aspak se do të jetë një ndeshje e lehtë ajo kundër Shqipërisë sepse skuadra juaj ka bërë shumë mirë dhe në sfidën e Pragës tregoi se di të mbrohet mirë prandaj e ritheksoj…do të jetë një test shumë i rëndësishëm për ne. Nëse dëshiron të shkosh në një Europian, ndeshje të tilla duhet të japësh maksimumin.

 

  • Mendoj se duhet të luajnë në mirë se në ndeshjen e parë. Pjesa e parë ndaj Shqipërisë në Pragë tregoi se keni një mbrojtje të fortë. Organizimi i skuadrës tuaj na krijoi shumë telashe. Gjithsesi, unë mendoj se Çekia ka një skuadër me lojtarë në formë të mirë për momentin e mendoj se mund të luajmë sigurisht më mirë se në ndeshjen e parë. Është shumë e rëndësishme që ta mbyllim këtë ndeshje me tre pikë dhe më pas duhet të luajmë edhe tre ndeshje të tjera. Dua ta theksoj se fokusi duhet të jetë vetëm te Shqipëria sepse siç po rezulton, kjo është sfida më e rëndësishme e këtij grupi eleminator.

 

  • E kam të vështirë ta them një gjë të tillë sepse çdo trajner ka stilin e tij të lojës. Shumë prej lojtarëve të kësaj skuadre janë shumë të rinj dhe unë nuk kam pasur mudnësi të luaj me ta por mendoj që ndodhta kemi pasur një ekip pak më të fortë sepse më duhet ta theksoj që nga ajo që pashe në pjesën e parë kundër Shqipërisë, Çekia nuk krijoi shumë raste dhe ishte disi e paqartë. Silhavy beson shumë te skuadra e tij dhe nuk besoj se do të ndryshojë shumë edhe në ndeshjen e Tiranës. Do të ishte shumë pozitive të kishim edhe Patrick Schick sepse ai nuk është vetëm një qëndërsulmues me peshë dhe shkakton shumë telashe në mbrojtjet kundërshtare.

 

  • Nuk e kam parë ndeshjen pro përmbledhjen. Çfare mund të them për atë ndeshje…Shqipëria kishte ardhur me një strategji të qartë për të mos dalë pa pikë dhe keni mbrojtur në mënyrë të shkëlqyer. Për fat të keq ne nuk arritëm ta çanim mbrojtjen tuaj. Tentuam të shënjestronim portën në 15 raste por në pak prej tyre shënjestruam katërkëndëshin. Ju shënuat një supergol me anë të Bajramit e pas kësaj sfide u detyruam të jemi ndjekës ndaj Shqipërisë.

 

  • Po po e vërtetë. Mendoj se ju i keni njerëzit në fushë për të goditur nga jashtë zonës. Gjithsesi duhet të mësojmë nga ai moment sepse në ndeshjen e Tiranës duhet të qëndrojmë sa më pranë lojtarëve të Shqipërisë dhe të mos i lejojmë ata të godasin nga distanca.

 

  • Po, keni shumë të drejtë, grupi është më i hapur se kurrë prandaj. Jemi në një pozitë disi të vështirë me dy ndeshjet në transfertë me Shqipërinë e Poloninë. Do të ishte fantastike nëse ju dhe Republika Çeke do të kualifikohen në Europian. Kjo ka shumë mundësi të ndodhë por ka ende edhe disa ndeshje përpara. Duhet të shikojmë fillimisht se çfarë do të ndodhë në Tiranë e më pas të shikojmë ecurinë e çdo sfide një nga një. E ritheksoj, duhet ët fokusohemi për të marrë vetëm 3 pikët ndaj jush e më pas të shikojmë për tre ndeshjet e tjera.

 

  • Organizimi dhe disiplina e skuadrës tuaj e kombinuar me lojtarët e mirë kanë treguar se keni një skuadër shumë të mirë. Nuk jeni rastësisht në krye të klasifikimit të grupit dhe tashmë edhe kandidatë kryesorë për të shkuar në europian. Mendoj që në këtë grup nuk ka ndeshje të lehta, e as për Poloninë nuk ishte kështu. Do të jetë shumë interesante situata në këtë grup.

 

  • Edhe pse duhen ende shumë ndeshje për të bërë një vlerësim, por mendoj që nëse shkojmë në Gjermani në formë të mirë mund të bëjnë surprizën por më duhet të them që të gjithë mund të jenë surprizë sepse sot në futboll nuk ka më ekipe të lehta apo të dobëta. Tani të gjithë kanë mësuar si të mbrohen dhe të luajnë futboll. Do të ishte fantastike nëse do të ishte Çekia një surprizë dhe të shkonte të paktën deri në finale

 

  • Ne kemi pasur një gjeneratë të artë disa vite më parë me lojtarë si Tomas Rosicki, Pavel Nedved, Jan Koller, Milan Baros. Kemi pasur realisht shumë lojtarë të mirë dhe unë i falënderoj shumë e madje disa prej tyre më kanë ndihmuar sepse kanë qenë pjesë e karrierës që unë kam bërë. E kam pasur për nder që më kanë stërvitur emra si Jaroslav Plasiil apo Tomas Rosicki prandaj ju jam shumë mirënjohës.

 

  • Futbolli në Çeki është sporti kryesor dhe shpesh herë ne prodhojmë talente. Në shkollat fillore po të shikoni, fëmijët janë të dyjëzuar vetëm mes dy sporteve, futbollit apo hokejit në akull e mendoj që kjo është arsyeja pse herë pas here arrijmë të propozojmë lojtarë interesantë në Europë. Momentalisht kemi një brez shumë të mirë edhe në ekipin U-21 që shume shpejt mendoj që do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën e parë në eleminatoret e europianit apo Kupës së Botës. Është pikërisht Kupa e Botës që na mungon sepse nuk kemi marrë pjesë që në vitin 2006 që do të thotë se bëhen gati 20 vite mungesë.

 

  • Kemi dy lojtarë në Premier League, Soufal dhe Soucek dhe mund të them që po kalojnë një moment shumë të mirë. Soufal është një lojtar që ofron shumë siguri dhe Soucek arrin të gjejë portën me lehtësi. Këta janë dy lojtarët kryesorë dhe liderët e Republikës Çekedhe këtu kam parasysh edhe faktin që Shick nuk luan. Duhet t’ua besojmë atyre ekipin në fushën e lojës në Tiranë për të na uhdëhqeur drejt fitores.

 

  • Po, Zvansara duket që është një lojtar me perspektië. Është transferuar në Gjermani por i duhet pak kohë për t’u përshtatur me futbollin gjerman pas transferimit nga Çekia. Ky është një hap shumë i madh në karrierën e një lojtari. Arrin të shënojë me vazhdimësi dhe ka parametra shumë të mirë për të qenë lider i skuadrës tonë në të ardhmen. Hlozek është transferuar në një klub të madh si Leverkusen dhe mendoj që është një i ri me potencial të madh.

 

  • Sylvinho ka luajtur edhe vetë futboll prandaj e ka më të lehtë dhe e di se çfarë kërkojnë lojtarët. Kryesorja është që lojtarët e tij e ndjekin atë verbërisht dhe kjo duket te rezultatet sepse në fund të fundit ju jeni skuadra që kryesoni grupin. Ishte një zgjedhje e mirë nga ana juaj t’ia besonit ekipin Sylvinhos i cili po bën një punë të mirë.

 

  • Do të formosja për një barazim me Shqipërinë. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe pavarësisht dëshirës time për fitore, mendoj se do të kemi në barazim si rezultat final.