Kombëtarja me dy mungesa shqetësuese

Në seancën e dytë stërvitore, atë të ditës së martë, Kombëtarja Shqiptare u stërvit me dyer të mbyllura dhe dy mungesa të rëndësishme. Armando Broja vuan nga një problem në gju dhe nuk mori pjesë në seancë ndërsa Kejdi Bate u stërvit i diferencuar për shkak të problemeve muskulare.

Stafi i Kombëtares është optimist për rikuperimin e të dy lojtarëve ndërsa një lajm i mirë është bashkimi i Jurgen Gjasulës me skuadrën kuqezi. Pas problemeve të ditëve të fundit, mesfushori i Darmstadfluturoi drejt Tiranës dhe do të marrë pjesë në seancën stërvitore te ditës së nesërme. Ndryshe nga dita e parë, të martën Sylvinho zgjodhi ta zhvillonte seancën me dyer të mbyllur edhe pse ishte njoftuar fillimisht që mediat mund të oshin të pranishme 15 minutat e para.

sfidanti.al