Tenis, Akademia Nadal dhe Federer shkëmbime batutash

Roxher Federer e Rafael Nadal janë protagonistë të një rivaliteti që ka ndezur botën e tenisit në shekullin e 21 me lojtarët që me kalimin e kohës janë shndërruar edhe në miq shumë të mirë. Por rrugët e 2 tenistëve më të mirë në botë mund të kryqëzohen edhe pas tërheqjes së tyre nga fushat e lojës.

‘Me Rafa Nadal Foundation, mikun tim kam realizuar një projekt të jashtëzakonshëm për të rinjtë-tha Federer për Sportëeek-mund ta ndihmoj dhe të jap mësim në shkollën e tij’.

Dhe Akadamia e spanjollit nuk ngurroi të reagonte duke I dhënë një përgjigje simpatike dhe argëtuese. ‘C’kemi Roxher, a mund të na dërgosh CV tëndë? Në cfarë niveli je me gjuhën spanjoll? Faleminderit para kohe-ishte postimi me tone shakaje në profilin zyrtar të Rafa Nadal Academy që e gëzoi praninë e Federer në vitin 2016 kur edhe u përurua.

Sfidanti.al